Sinjalet pozitive që i janë kominikuar diplomacisë shqiptare ditët e
fundit nga Franca, për mbështetjen e saj në Këshillin Europian pas pak
ditësh, përforcohen edhe me deklarimin e presidentit të Senatit të ketij
vendi Jean – Pierre Bel.

Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta ,ne viziten e tij ne Paris, Jean- Pierre Bel deklaroi se Franca mbeshtet kandidaturen e Shqiperise, dhe duam qe ky vend europian dhe mesdhetar t’i bashkohet sa me shpejt familjes se kombeve europiane, deklaroi ai.

“Franca përshëndet pjekurinë politike të Shqipërisë, përmes së cilës u zhvillua tranzicioni i pushtetit dhe natyrisht jemi shume te vemendshem gjate vendimit qe do te marre Keshilli gjate javes se ardhshme persa i perket statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Ne mbeshtesim kandidaturen e Shqiperise dhe kemi shume besim ne procesin qe do te mundesoje qe Shqiperia, njekohesisht vend europian dhe vend mesdhetar, t’i bashkohet familjes se kombeve europiane qe sa me shpejt t’i bashkohet familjes se kombeve europiane, ku do te kete vendin qe meriton”, tha Jean- Pierre Bel.
 
Zoti Meta nga ana e tij vleresoi Francen si një partner te rëndësishëm për Shqipërinë. “Ne mbështetemi fuqimisht në realizimin e një Shqipërie europiane tek Franca”, i deklaroi ai presidentit te Senatit francez.

“Bashkëpunimi ynë i vetëm në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit, ka qenë mjaft i dobishëm, por edhe në kuadër të Frankofonisë dhe të unionit të Mesdheut, Franca është një partner jashtëzakonisht i fuqishëm për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin tonë. Ne mbështetemi fuqimisht në realizimin e një Shqipërie europiane tek Franca”, tha Meta.

Kryeparlamentari Meta  shprehu kënaqësinë që vitin e ardhshëm z. Bel të vizitojë Shqipërinë. Kjo do të jepte një shtysë akoma më të fuqishme në marrëdhëniet midis dy vendeve tona- deklaroi ai. Franca, renditet ne kater vendet qe ende nuk kane dhene qendrimin per statusin e Shqiperise, por ditet e fundit ashtu si edhe nga Gjermania, prej ketij vendi jane dhene sinjale pozitive per nje qendrim mbeshtetes ndaj kandidatures se Shqiperise. 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta