Egjipti në zi kombëtare

02/02/2012 00:00

Autoritetet ne Egjipt shpallen tre dite zije kombëtare për viktimat e
përplasjeve të dhunshme të një dite më parë mes tifozëve të dy ekipeve
të njohura të futbollit në vend, al-Masry and al-Ahly.

74 vete humben jeten ne perleshjet e nisura pas ndeshjes. Qindra te tjere u plagosen kur tifozet pushtuan fushen e blerte. Marshime proteste jane planifikuar per sot kunder asaj qe njerezit e konsiderojne paaftesi e policise per te frenuar dhunen.

Kabineti qeveritar dhe parlamenti do te mblidhen ne takime urgjente, ndersa te gjitha ndeshjet e tjera te kampionatit egjiptian jane shtyre per nje periudhe te pacaktuar kohe. Nje prej mbeshtetesve te al Ahly-se tha per BBC-se se tifozet do te marshojne nga selia e klubit per tek Ministria e Brendshme. Tifozet e futbollit ne Egjipt e kane provuar edhe ne te kaluaren se mund te behen teper te dhunshem dhe sidomos midis dy ekipeve ne fjale, ekziston nje rivalitet i hidhur. Fansat e Al-Ahly-t, te njohur ndryshe edhe si Ultras, jane ata qe kane edhe reputacionin me te keq si te prirur drejt dhunes. por se fundi ata kane pasur edhe konfrontime me policine, dhe me sa duket ka ushqyer spekullimet ne median sociale se forcave te sigurise u ka interesuar te mos merren me ta. Disa police duket se nuk kane qene dhe aq efikase, e thjesht vinin rrotull pa nderhyre ne perleshje. “Njerezit jane te zemeruar me regjimin me shume se me kedo tjeter”, thote vellai i njerit prej viktimave.

“Vendi vajton dhe per kete fajtore jane forcat e sigurise, sepse nuk bene asgje per te parandaluar pershkallezimin e situates. Ata pane gjithshka por nuk levizen as gishtin. Disa tifoze u perplasen edhe me policet e serish ata nuk reaguan. Por mbi te gjitha faji rendon mbi autoritetet. Po flasim per jete njerezore ketu, 80 te rinj qe vdesin per nje ndeshje futbolli”, tha Mohamed Mellegi.

Mohamed Tantawi, njeriu qe drejton Keshillin Ushtarak Qeverises te vendit, deklaroi se familjet e viktimave do te kompensohen dhe premtoi ndeshkimin e fajtoreve. Nderkohe me qindra vete u mblodhen ne nje spital te Port Said-it per te dhuruar gjak per te plagosurit, numri i te cileve mberrin ne 1.000.

Top Channel