Minatorët: Greva do vazhdojë

19/08/2011 15:00

Këshilli Minatoreve të grevës në Bulqize vendosi sot të vijojë protestën
dhe të refuzojë propozimin e kompanisë koncesionare ACR.

Minatoret do vijojne protesten nderkohe qe grevistet nen toke kane bllokuar ashensorin nga frika se mos policia i nxjerr me force prej andej, pas vendimit te gjykates se Peshkopise. Minatoret deklarohen se do te vazhdojne protestat e tyre me cdo lloj menyre, deri ne plotesimin e kerkesave.

“Ne kërkojmë të nënshkruhet një marrëveshje shtesë e kontratës së punës, për t’u plotësuar kërkesat. Nëse nuk plotësohen kërkesat, ne nuk tërhiqemi nga greva”, tha kreu i konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla.

Pas deklarimeve te kreut te sindikates ka reaguar kompania ACR, qe akuzon personalisht Kol Nikollen duke thene se ACR ka plotesuar kerkesat, e  megjithate miniera vazhdon të mbahet peng nga një grup i vogël njerëzish të drejtuar nga Kol Nikolla

“Vendimi i gjykatës ishte shumë i qartë në lidhje me uzurpimin e dhunshëm të ambienteve të administratës dhe minierës, këto ambiente duhen liruar. Lirimi i menjëhershëm i minierës është e vetmja
mundësi që punëtorët t’i kthehen punës dhe jeta ne qytet t’i kthehet
normalitetit”, thuhet ne deklarate.

Ndërsa Nikolla thotë se do t’i drejtohet gjykatës, nese do te ketë ndërhyrje të punëdhënësit në organizimin dhe funksionimin e sindikatave.

Kompania ACR njoftoi pergatitjen e nje memorandumi mirekuptimi me minatoret, por teksti ketij memorandumi nuk ishte bere ende i ditur per protestuesit.

Memorandumi permbledh oferten e bere nga administratori ACR, ne nje interviste dhene per Top Channel te marten. Oferte kjo qe u hodh poshte nga drejtuesit e sindikates si shume e vjeter ne nje kohe kur situate ka ndryshuar. Memorandumi i shperndare ne media, vendos si kusht qe të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambientet e minierës. Kushte te tilla minatoret nuk i kane pranuar duke deklaruar vijimin e protestes. Ata vete vendosin si kush qe kompania te nenshkruaje deklaraten se do pranoje kerkesat e minatoreve dhe vetem pas kesaj protesta pushon dhe nisin bisedimet. Vendosja e kushteve te vazhdueshme nga te dyja palet ngre dyshime ne deshiren e vertete te tyre per te zgjidhur kete konflikt dhe greve te tejzgjatur.

Top Channel