Thellohet kriza politike në Shkup. Opozitës që kish braktisur parlamentin iu bashkua edhe partia tjetër shqiptare Demokracia e Re, ndërsa PDSH ka një vit që nuk merr pjesë në punimet e tij.

Opozita kryesore LSDM e Branko Cervenkovskit, nisi bojkotin pas sulmeve të qeverisë ndaj televizionit më të madh në vend A1.

Kreu i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani tha se partia e tij e mori këtë vendim pasi vlerëson se qeveria e ka shndërruar parlamentin në vegël të saj.

“Sot në Maqedoni nuk ka dialog politik dhe nuk ka demokraci parlamentare. Sot në Maqedoni qeveria tenton të mbyllë cdo medium që kritikon punën e qeverisë, sot në Maqedoni ka tendencë të paskrupullt për instalimin e diktaturës dhe totalitarizmit”, tha për mediat Selmani.

Për të njëjtat arsye, të premten parlamenti maqedonas u braktis edhe nga deputetët e partisë më të madhe opozitare të ish-presidentit, Branko Cervenkovski, LSDM.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA