Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pezulluar ekipin e Memaliajt për dy vjet nga aktivitetet futbollistike.
Gjithashtu, ky ekip ka marrë edhe një gjobë prej dy milionë lekësh si dënim për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve miq në ndeshjen Memaliaj-Butrinti.
Trajneri i Memaliaj, Aleksandër Qiqi është pezulluar për 5 vjet dhe ka marrë 300 mijë lekë gjobë, ndërsa 6 lojtarë të këtij ekipi: Sako, Seferi, Mema, Kalemi, Caushi dhe Beqiri janë pezulluar me nga 6 vite dhe 300 mijë lekë gjobë secili.
Komisioni i Disiplinës ka marrë masa ndëshkimore edhe për ndeshjen tjetër ku u shënuan akte dhune, atë midis Gramshit dhe Tomorrit.
Gramshi dënohet me 2 ndeshje pa tifozë, humb sfidën 3-0 ndaj Tomorrit dhe gjobitet me 50 mijë lekë gjobë.
Top Channel