
Etnia e shqiptareve eshte e dokumentuar me regjistra permes dokumentave qe nga viti 1950 e deri ne ditet e sotme.
Ne regjistrin themeltar te vendit, cdo qytetar regjistrohet ne baze te etnise se ciles i perket dhe nese prinderit i perkasin etnive te ndryshme, ata vendosin se cilen kombesi do te mbaje femija. Drejtori i dokumentacionit dhe procedurave ne Ministrine e Brendshme, Edmond Gjoleka, tregon se zyrtarisht te dhenat mbi etnine per cdo qytetar, eshte ne regjistrin themeltar, i cili eshte realizuar edhe elektronikisht.
“Ato qe kemi te shkruara jane edhe te provuara. Keshtu qe aty, pervec vetedeklarimit qe mbart ajo e dhene, patjeter qe duhet te kete edhe provat shkresore”, shprehet Gjoleka. Te dhenat qe pretendohet te mblidhen nga pyetesori mbi regjistrimin e ri te popullise per etnine nuk jane te sakta, pasi qytetaret jane te lire te deklarojne kombesine pa e faktuar ate.
Drejtoria e Gjendjes Civile shprehet se nuk do t’i perdore keto te dhena, pasi si te dhena zyrtare do te perdoren pikerisht ato qe gjenden ne regjistrin themeltar te shtetasve. Regjistrimi i ri do te perfitoje te dhena qe kane te bejne edhe me adresat, siperfaqen e banimit per shtetasit, besim fetar, etj.
Top Channel