Rama: Zgjedhje te parakohshme

23/11/2009 15:10

Opozita do te pershkallezoje aksionin e saj politik nese kryeministri Sali Berisha dhe maxhoranca nuk marrin vendim per hapjen e kutive dhe hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit. (UPDATE)

Protesta tre ditore ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”  u konsiderua nga kryetari Rama nje levizje popullore shprehje e vetedijes qytetare per te mbrojtur dinjitetin si dhe te drejtat dhe lirite e cenuara. Por nese kjo pasohet me heshtje opozita ka nje plan tjeter.

“Mos hapja e kutive behet arsye e mjaftueshme per popullin opozitar qe te kerkoje largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme. Afati 10-ditor eshte fundi i nje kapitulli dhe nisja e nje faze te re aksioni”, u shpreh Rama.

Zoti Rama hodhi poshte cdo aludim se protestat mund te degradojne ne forma te dhunshme ndaj institucioneve ndersa tha se ato jane misherim i aspiratave te qytetareve.

Shefi i opozites tha se protestat do te perfaqesohen nga bashkite dhe komunat, por edhe nga shtresat e ndryshme te Sjhqiperise qe jane ne konflikt me interesat klanore dhe familjare te pushtetit.

Por zoti Rama ironizoi edhe deklaratat e ministrit te Brendshem se ne proteste ishin vetem tre mije vete.

“Nuk eshte problemi yne por per fat te keq eshte edhe nje shembull me shume ne vazhden e atyre shembujve te atyre  zoterinjve qe keqqeverisin kur thone se ne protesten e opozites moren pjese 3 mije vete”, u shpreh Rama.

Duke cilesuar protesten tre ditore jo si fundin por si fillimin e nje aksioni te ri politik opozita pritet te perforcoje veprimin e saj jo vetem ne kryeqytet por ne te gjithe vendin.

Muaji dhjetor konsiderohet nga kupola roze si dhjetori i dyte i shqiptareve, pas atij te vitit 90, ku regjimi komunist mori goditjen e fundit nga levizja studentore dhe me pas nga ajo mbarepopullore.

Top Channel