Meta: ODIHR, raporti pozitiv

15/09/2009 16:25

Kreu i Levizja Socialiste per Integrim dhe ministri i ardhshem i Jashtem, Ilir Meta ka deklaruar raporti vleresonte pozitivisht zgjedhjet e 28 qershorit, cka largon Shqiperine nga pozicioni problematik ne raport me proceset zgjedhore.

Duke pranuar problemet, Meta u shpreh se zgjedhjet nuk ishin me standartet e vendeve nordike, por sipas tij perbejne nje hap domethenes perpara.

Levizja Socialiste per Integrim e konsideroi raportin e OSBE-ODIHR te publikuar nje dite me pare si me pozitivin e bere deri me sot per zgjedhjet ne Shqiperi.

Sipas kreut te LSI, Ilir Meta ky raport e largon perfundimisht Shqiperine nga pozicioni problematik qe ka patur ne raport me proceset zgjedhore dhe per me teper kjo e ben sipas tij te pajustifikuar edhe bojkotin parlamentar te Partise Socialiste.

“Edhe Kodi Zgjedhor edhe reforma elektorale iu lane ne dore te kryetarit te Partise me te madhe opozitare. Per te gjithe ata mangesi dhe verejtje ne rastin me te mire ajo eshte po aq bashkepergjegjese sa edhe Partia Demokratike. Nuk ka asnje arsye serioze per te justifikuar bojkotin pervec problemeve te brendshme”, u shpreh Meta.

Sipas Ilir Metes ky raport ndikon drejteperdrejt edhe ne afrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian.

Top Channel