Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën në kujdes intensiv në një spital në londër pasi simptomat e tij të koronavirusit u përkeqësuan.

Downing Street tha se ai ishte zhvendosur në njësinë e kujdesit intensiv bazuar në këshillën e ekipit të tij mjeksor dhe se po merrte një përkujdesje të jashtëzakonshme, por se “nuk ka qenë në një ventilator” dhe ka marrë “mbështetje të oksigjenit”.

“Gjatë pasdites të së hënës, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital”, njoftoi zyra e tij.

Johnson i ka kërkuar sekretarit të jashtëm, dominic raab, ta zëvendësojë kur të jetë e nevojshme. Kryeministri, 55 vjeç, dielën në mbrëmje u dërgua në spitalin Shën Thomas për shkak të “simptomave të vazhdueshme” të koronavirusit. Mbretëresha

Elizabeth II është mbajtur e informuar për shëndetin e kryeministrit Johnson. Liderë botërorë – përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron – kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik. Presidenti Trump tha se “të gjithë amerikanët po luten për shërimin e tij”.Ai e përshkroi kryeministrin Johnson si “një mik shumë të mirë të tij, dhe një mik të kombit” i cili është “i fortë” dhe “nuk heq dorë”. Presidenti Macron tha se ai i dërgoi “të gjithë mbështetjen Boris Johnsonit, familjes së tij dhe popullit britanik, në këtë moment të vështirë”.

Në Londër, udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer tha se ky është një”një lajm jashtëzakonisht të trishtuar”.
Korrespondenti i BBC thotë se kryeministrit i është dhënë oksigjen të hënën pasdite, pasi u dërgua në kujdes intensiv. Ai u vendos atje për të qenë më afër një ventilatori, që ndihmon në kryerjen e procesit të frymëmarrjes, nëse do të jetë i nevojshëm.

Johnson njoftoi 11 ditë më parë se ai ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë. Më herët, të hënën, vetë ai kishte shkruar në tëitter se ishte në gjendje të mirë.

Top Channel