Ndihmë në kohë pandemie, një nga Franca dhe tjetra nga Spanja/ Vajzat që zgjodhën të kontribuojnë në Shqipëri

07/04/2020 17:27

Në këtë kohë pandemie ku kryefjala është mbrojtja nga virusi duke u vetëizoluar, është vlerësuar shumë nisma origjinale e kujtdo që ka mundësinë të ndihmojë me pako ushqimore apo shërbime të ndryshme për atë kategori njerëzish që nuk duhet të dalin në mbrojtje të shëndetit të tyre.

Arancha Ferrer De La Cruz nga Spanja dhe Estelle Sylvie Francine Guidez nga Franca janë dy vullnetare qe i janë bashkuar nismës për të shpërndarë ndihma për pensionistët dhe familjet në nevojë, duke shtuar këtu edhe kontributin e tyre.

Vajzat vullnetare punojnë pranë një qendre në ndihmë të komunitetit mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe kanë shprehur menjëherë gatishmërinë e tyre për të kontribuar në situatën e emergjencës që ndodhet Shqipëria nga Covid-19.

Top Channel