Dramë në Bangladesh, mijëra punëtorë rrobash vijnë për punë në fabrikë, por kthehen mbrapsht pas anullimit në kaos

06/04/2020 17:14

Mijëra punonjës të fabrikave të rrobave në Bangladesh u paraqitën sot për punë por u urdhëruan të kthehen mbrapsht megjithse pronarët i kishin thirrur të vinin gjatë bllokadës së koronavirusit.

Stafi i panumërt krijoi skena kaotike në Dhaka teksa shpresonin të rinisnin punë për t’u paguar për marsin, pas 10-ditëshit të izolimit të urdhëruar nga qeveria. Por izolimi u zgjat deri me 14 prill.

Pronarët thanë se shumica e punëtorëve ishin pushuar përkohësisht ose dërguar me leje, ndërsa një pjesë e vogël kishin humbur vendin e punës.

 

Khadiza Akter, zv. president i sindikatës të veshjeve Sommilito Garments Sramik, tha: ‘Kur ata erdhën në fabrika këtë mëngjes, iu tha se ishin lënë me pushime derisa fabrika të riniste punë pas bllokadës’.

Bangladeshi mbështetet fuqimisht në industrinë e prodhimti të rrobave, që përbën 80% të eksporteve të tij, me rreth 4,000 rrobaqepsi ku punojnë 4 milionë njerëz, shumica gra.

Ai është furnizuesi më i madh me rroba i Perëndimit, i dyti vetëm pas Kinës.

Akter tha se mijëra punonjës po vinin veten në rrezik duke u rikthyer në punë prej keqmenaxhimit: ‘Nuk ishte nevoja që ata të vinin, mund të njoftoheshin në telefon për mbylljen e fabrikave’.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel