Si rrallë herë dëbora takoi Prillin. Në një sintezë me shpirtin njerëzor, natyra nuk është ende gati për pranverën.

Por ajo vazhdon të jetë e magjishme me bardhësinë perfekte të shtruar kudo. Nga dritarja të duket e pabesueshme që dimri nuk po dorëzohet ndërsa do të doje të ishe këtu duke shijuar çastet e fundit të tij.
Patjeter që do të jesh këtu…..do të vish vitin tjetër dhe vit pas viti.

E ndërsa ecim mes dëborës së pashkelur na përkëdhel hundën aroma e bukës së ngrohtë të sapopjekur.

Jeta e fshatit nuk ka ndryshuar, pandemia ekziston vetëm në edicionet e lajmeve, darkave kur njerëzit mblidhen në shtëpi, ndërsa punët e përditshme vijojnë rutinën.

Disa gjëra të thjeshta si kishim vlerësuar kurrë më shumë se sa sot. Sot na mungon kaltërsia e qiellit, cicërima e zogjve, një shëtitje me kalë apo një ecje në qetësinë e natyrës.

E ndërkohë do donim të rendnim, të vraponim jashtë.

Pranvera është stinë e bukur e si çdo gjë e bukur ajo kërkon vëmendje, pranvera do lule, do rrezet e diellit që përpiqen të çajnë mes degëve, pranvera nuk vjen pa zërat e gëzueshëm të fëmijëve teksa vrapojnë në fusha.

Por njerëzit përherë e kanë gjetur rrugën mes vështirësive, ashtu si uji mes gurëve, dielli mes reve dhe lulet mes dëborës.

Ti mund ti këpusësh të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalësh pranverën.

Top Channel