VIDEO/ Veliaj publikon sistemin e ri të kabinave dezinfektuese që do përdoret nga nesër në Tiranë

05/04/2020 16:40

Me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, nga nesër Bashkia e Tiranës do të aplikojë një sistem të ri dezinfektimi për qytetarët në hyrje-daljet në vendet me fluks. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në twitter sistemin e kabinave dezinfektuese që do vendoset në tregun e Kombinatit apo institucione të ndryshme.

“Nga nesër do pilotojmë sistemin e kabinave dezinfektuese për hyrje-daljet në vendet me fluks përdorimi – si tregu i Kombinatit apo institucione të ndryshme.

Por kjo nuk e zëvendëson higjienën personale – ndaj laj duart dhe mbaj distancën edhe ku është kabina”, shkruan Veliaj.

Top Channel