“Mos fol për doktorët se ata vjedhin njerëzit”, Rama: Mund të ishin prindërit e tu aty…

03/04/2020 19:35

Gjatë komunikimit live në Facebook nuk kanë munguar edhe pyetje që kanë bërë që kryeministri Edi Rama të reagojë ashpër.

Një qytetar në koment duket se “ofendon” bluzat e bardha duke thënë se vjedhin njerëzit, por këtë nuk e ka pranuar kryeministri Rama i cili i është kthyer qytetarit duke thënë se të sëmurë që do u duhej kujdesi mjekësor mund të ishin prindërit e tij.

“Ja urdhëro del edhe një Santiljano që thotë mos fol për doktorët se ata e kanë 10 mijë euro  rrogën nga ato që u vjedhin njerëzve.

Po mirë për shembull, turp nuk ke ti? Nuk ke turp fare ti Sanitljano, nuk ke turp që akoma nuk ke parë dhe nuk ke kuptuar që doktorët, mjekët tanë, infermierët tanë janë heronj, janë heronj dhe po mos të ishin ata që po tregojnë një përkushtim të jashtë zakonshëm dhe një profesionalizëm të jashtë zakonshëm aty në vijën e zjarrit dhe po kacafyten për të nxjerr vdekjen nga trupi i njerëzve që larg qoftë mund të ishin prindërit e tu. Kshtu që nuk ti kemi dhënë pushimet që të rrimë këtu dhe të flasësh broçkulla ty dhe ju që jeni student që të lexoni dhe të mësoni ta mbushni kokën plot dhe pastaj të jepni mend. Si mund të shahet dhe si mund të ofendohet ata të cilët po rezistojnë atje për të gjithë ne dhe që gjithë populli i brohoret, mbështet dhe lutet për ta.” tha Rama.

Top Channel