Ajlin Alfredaj ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kësaj here nga shtëpia e saj në Tropojë, aty ku ndodhej bashkëshorti dhe shtatë fëmijët e tyre.

 Shumë të lumtur dhe në një ambient plot gjallëri, Ajlin tregoi se këto ditë vetizolimi po i kalon shumë mirë, falë edhe ndihmës së të shoqit.

E pyetur nga Bieta, 29 vjeçarja pranoi se ndonjëherë është e vështirë të kontrollohen të gjithë, por ia del t’i lodhë me lojën popullore “Vigani dhe Shkurtabiqi”.

E ndërsa pyetjes për një fëmijë të tetë, Ajlin preferoi t’i përgjigjej i shoqi, i cili për momentin u shpreh i lumtur me aq fëmijë sa kanë.

Top Channel