Top Talk: Maskat me afat të tejkaluar skadence mund të përdoren me konfirmimin e autoriteteve. Opozita kërkon hetim të rastit

11/03/2020 18:41

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar Edmond Panariti ku është folur në lidhje me Koronavirusin.

Panariti:

Për sa i përket maskave sigurisht këtu ka vend për t’u ndalur. Kjo situatë ka ekzistuar jo vetëm tek ne por edhe në vende të tjera.

Në Kanada ka një mangësi të jashtëzakonshme të maskave dhe ka një deficit prej gati 2-3 milion. Ndërkohë ata kanë stoqe, por maskash të skaduara.

Qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve po vlerëson se mund të ripërdoren këto maska që kanë kontingjent.

Ata kanë bërë disa teste dhe ka rezultuar që mund të përdoren të paktën për rastin e Kanadasë dhe ka dalë natyrisht edhe me një deklaratë zyrtare. Por këtë ta bëjnë ekspertët dhe jo politika.

Top Channel