Çfarë po ndodh në gjimnazi ku u helmuan dje nxënësit, kaos në hyrje të tij. Dy ambulanca tek dera e shkollës

05/03/2020 09:12

Ditën e djeshme jo vetëm Fieri, por e gjithë Shqipëria e kishte vëmendjen tek gjimnazi “Janaq Kilica”, pasi 60 persona, 58 nxënës dhe dy mësues u helmuan dhe nuk dihej çfarë kishte ndodhur.

Më pas u bë e ditur se në ambientet e brendshme të shkollës ishte hedhur sprajt me lëndë gazi.

Policia ka bërë me dije se për këtë incident janë proceduar penalisht dy 15 vjeçar.

Ndërkohë në hyrje të gjimnazit ditën e sotme kanë shkuar dy ambulanca, ku paraprakisht bëhet me dije se një nxënësje i ka rënë të fikët, ndërsa në hyrje të tij është bërë një kaos i vërtetë.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel