Operacioni i SPAK dhe policisë ndaj grupit të strukturuar kriminal/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’
Pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, dëshmitarët kanë treguar më tepër detaje.
Sipas tyre zhurma ka qenë e madhe, teksa shtojnë se ende po kërkojnë për shoferin, i cili nuk gjendet askund. Ndër të tjera ata treguan se aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta.
“Përplasja e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas.
“Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, tha dëshmitari.
Sipas banorëve vendas vendi ku ndodhi aksidenti është njollë e zezë, pasi kanë humbur jetën disa persona.
Top Channel