Një nxënëse ka treguar çastet e vështira të ngjarjes që ndodhi gjatë një ore mësimi në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier.

Nxënësit dolën nga klasa për shkak të resë së tymit të krijuar gjatë një eksperimenti në orën e biologjisë. Sipas policisë ata kishin kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

3 prej tyre dhe një sanitare e shkollës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Mjeku Lulzim Banushaj thotë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk duken shenja të helmimit të rëndë.

  Eksperimenti kimik shkon keq në shkollën në Fier/ 6 nxënës dërgohen në spital

Top Channel