“Kam bërë hundën, është investimi më i zgjuar i jetës”, gazetarja e Top Channel e thotë troç

24/02/2020 18:30

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetarja e sportit Sidorela Gjoni, pranoi se ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë.

Pa asnjë kompleks, Sidorela pranoi se ky ka qenë një investim i zgjuar, pasi e ka ndihmuar të ndihet më mirë jo vetëm përballë kameras, por edhe në jetën e përditshme.

“Hunda ishte një investim që duhej bërë dhe realisht, është investimi më i mençur që kam bërë te vetja. Jam shumë e lumtur dhe kam fituar shumë siguri te vetja”, u shpreh ajo.

Top Channel