Vlorë/ Arrestohet i riu i shpallur në kërkim për drogë. Në pranga edhe një 38-vjeçar që vidhte shinat e trenit

20/02/2020 09:23

Vlorë- Një 25-vjeçar është ndaluar nga policia për shkak se ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policia i arrestuari është  J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë ndërsa ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar një dënim  me 2 vite e gjysëm burgim.

Po kështu në Vlorë në lagjen “Bashkimi” policia ka arrestuar në flagrancë K.K., 38 vjeç pasi u kap në flagrancë duke vjedhur pjesë shinash të linjës hekurudhore të Ish-Stacionit të Trenit, Vlorë.

Top Channel