Gjigandi elektronik Samsung ka thënë se do të plotësojë kërkesat e pazakonta të Rusisë për celularët e shitur në tregjet e saj, për programe të para-instaluara sipas rekomandimeve të qeverisë.

“Samsung Electronics është e gatshem të plotësojë kërkesat e legjislacionit rus”, thuhej në një deklaratë të kompanisë për çështjen, teksa qeveria e Moskës po finalizon listën e saktë të aplikacioneve që do të ketë në celularët, tabletat dhe kompjuterët e shitur në tregun rus, shkelja e të cialve do të shoqërohet me gjoba nga 50,000 deri në 200,000 rubla ($784-$3,137).

Një gjykatë e Moskës javën e shkuar gjobiti Facebook e Twitter $63,000 secila për mangësi në vendosjen e të dhënave të mbledhura nga klientët rusë në serverin brenda vendit.

Samsung do të përfitojë nga vendimi në lidhje me rivalin e tij Apple, teksa kompania amerikane nuk i ka pranuar kushtet dhe ka thënë se ligji i ri mund ta detyrojë të largohet nga vendi.

Ndërsa Samsung nuk merakosej për këtë: “Amendmentet e ligjit nuk prekin planet e kompanisë sonë për të vazhduar operacionet në Rusi”.

Top Channel