Kukësi-Tirana në Air Albania, publikohen çmimet e biletave!

17/02/2020 22:11

Tashmë është zyrtare. Supersfida e javës së 23-të të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Tiranës do të zhvillohet në stadiumin e ri të kryeqytetit Air Albania Stadium, një stadium që deri tani i ka sjellë fat Kukësit pasi në këtë impiant mposhti Partizanin ndërkohë Tirana në 3 sfidat e zhvilluara në Air Albania ka regjistruar 2 barazime dhe 1 humbje.

Ka qenë vetë klubi i Kukësit që ka njoftuar se sfida ndaj Tiranës do të luhet në Air Albania ndërsa ka publikuar edhe çmimet e biletave.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00.

Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë

– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:

– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

Top Channel