Gjimnastja 44-vjeçare, përgatitet për lojërat olimpike 2020

13/02/2020 13:42

Quhet Oksana Chusovitina dhe në moshën 44 vjecare po përgatitet për Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat do të jenë të 8 në karrierën e saj.

Gjimnastja nga Uzbekistani po vendos një rekord të ri në këtë sport që dominohet nga gjimnastet adoleshente. Nuk do të jetë aspak e lehtë kjo sfidë për 44 vjecaren por Chusovitina theksoi se gjimnastika është pasioni i saj dhe se nuk sheh asnjë arsye që të mos marrë pjesë në këtë kompeticion kur ajo është në gjendje ta bëjë këtë.

Për më tepër Chusovitina i ka dhënë fjalën dfamiljhes së saj për të qenë në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe se kjo përbën një motivim të fortë teksa Tokyo 2020 do të jenë edhe Olimpiket e fundit të saj në karrierë. Oksana Chusovitina e nisi karrierën e saj si gjimnaste teksa garoi me Bashkimin Sovietik, por pas shpërbërjes së këtij shteti ajo garoi në Lojërat Olimpike të Barcelonës në 1992 si përfaqësuese e ish shtetit sovjetik. në Spanjë ajo mori medaljen e artë në rang ekipor, ndërkohë që për të fituar një medalje individuale iu desh të priste 4 edicione të Lojërave Olimpike, d.m.th 16 vjet.

Ishin Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, kur Chusotiviba fitoi medaljen e argjendtë në kërcimin e kalit si përfaqësuese e Gjermanisë. Në Rio De Janeiro në 2016, Chusovitina vendosi një rekord të ri teksa u bë e para sportiste që e çoi në 7 numrin e pjesëmarrjeve radhazi në Lojërat Olimpike.

Edhe pse nuk është një yll i mirëfilltë sportiv, Oksana Chusovitina vazhdon të jetë një burim frymëzimi për gjimnastet e reja që stërviten çdo ditë me të në Republican Gymnastic Center në Tashkent.

Top Channel