FOTO/ Lodra për të vegjlit dhe ambiente çlodhëse, drejt përfundimit këndi rekreativ në Sauk

01/02/2020 10:11

Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës po i japin dorën e fundit ambientit më të ri çlodhës dhe argëtues në zonën e Saukut.

Gjatë ditëve të fundit, është punuar për rehabilitimin e zonës, shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, sinjalistikës, ndriçimin dhe gjelbërimin. Sakaq, po vendosen edhe lodrat për t’iu mundësuar sa më shumë hapësira argëtimi të vegjëlve të Saukut.

Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’u mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel