FA Cup, kalojnë Man.City e Man Utd/ Napoli frenon Juven

26/01/2020 22:58

Napoli frenon Juventusin në sfidën e kësaj fundjave në Serie A.

Në San Paolo skuadra e Gennaro gattusos iu imponua kampionëve të Italisë teksa i mundi 2-1 duke i dhënë fund 4 humbjeve radhazi në shtëpinë e saj.

Të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë me Napolin që gjeti rrugën e rrjetës me Zielinskin dhe Insignen, ndërkohë që në minutën e fundit Ronaldo vetëm sa shkurtoi diferencën për Juventusin. Roma dhe Lazio ndahen në paqe në derbin mes tyre. Sfida në Olimpico mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin 1-1 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Edin Dzeko i dha avantazhin skuadrës verdhekuqe, por pas pak minutave Lazio barazoi me Acerbin.

Inter gabon sërish. Në San Siro skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën ndaj Cagliarit. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mori avantazhin me Lautaro Martinez,por Nainggolan shënoi golin e barazimit për Cagliarin.

Manchester City është skuadra e radhës që kualifikohet për në raundin e pestë të Kupës së Anglisë. Skuadra e Citizens, fituese në fuqi e këtij kompeticioni shkatërroi Fulhamin 4-0. Gundogan hapi serinë e golave për Citizens me penallti, ndërkohë që më pas gjetën rrugën e rrjetës edhe Bernardo Silva si dhe Gabriel Jesus dy herë.

Me lehtësi u kualifikua edhe Manchester United që shkatërroi Tranmere në fushën e kësaj të fundit më rezultatin tenistik 6-0. Maguire hapi serinë e golave për djajtë e kuq, gol që u pasua nga ai i Dalot, Lingard, Jones, Martial dhe Greenëood. Suprizën në këtë raund e bëri skuadra e League One, Shreësbury që ndali në barazimin 2-2 Liverpoolin që do të thotë se do të luhet një tjetër ndeshje me të në Anfield.

Top Channel