Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ia kishte përfshirë dhomën.

Rasti ka ndodhur në fshatin Henc të Fushë Kosovës. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar –përfshirë një pjesë të dhomës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Top Channel