Stuhia e fuqishme “Gloria” është përplasur mbi pjesën lindore të Spanjës, zyrtarët lidhin të paktën katër viktima me të.

Rajoni përreth Valencias dhe ishujve Baleare, u godit më rëndë, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta që kanë shkaktuar panik. Më shumë se 30 provinca në Spanjë janë vënë në alarm. Stuhia më pas u zhvendos në Francën jugore. Parashikuesit e motit në Francë thanë se stuhia ishte më e rënda në rajon që në 1982.

Përdoruesit e medias sociale në Spanjë kanë publikuar foto të rrugëve të përmbytura në Valencia dhe qytete të tjera spanjolle. Në Spanjë u raportuan erëra që kapnin shpejtësinë e 115 km në orë dhe dallgë të mëdha në brigjet e Mesdheut. Aeroporti i Alikantes u detyrua të mbyllej çka bëri që të anuloheshin shumë fluturime.

Stuhia “Gloria” mbërriti në Francën jugore duke e vendosur të gjithë rajonin në alarm. Dhjetëra policë shtesë dhe zjarrfikës u dislokuan në rajon. Disa autostrada u mbyllën. “Gloria” është stuhia më e rëndë që godet rajonin në sezon dimri që nga janari i 1982. Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të rënda edhe në tetor të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel