Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 3 shtetas, dy prej tyre për veprën penale të vjedhjes dhe një tjetër për drejtim të automjetit pa leje drejtimi përkatës.

Janë arrestuar: Shtetasi Xh.M., 22 vjeç, të cilin gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për vjedhje.

Shtetasi A.V., 17 vjeç, i cili në bashkëpunim me një tjetër shtetas kanë vjedhur sende në një supermarket të qytetit të Vlorës. Si dhe shtetasi H.K., 33 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel