Disa të shtëna me armë raportohet se janë shënuar në Mirditë, ku siç Top Channel mëson, është shënuar një viktimë.

Ai është Kastriot Reçi dhe është pronar i një televizoni lokal.

Mësohet se Reçi është vrarë pranë lokalit të tij.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Top Channel