Një çift homoseksualësh, të cilët ishin të dëshpëruar për ta zgjeruar familjen, kanë humbur të gjitha kursimet pas një beteje ligjore me nënën surrogato, e cila refuzoi t’u jepte vajzat binjake.

Stiven dhe Mark Uinçester-Horskraft, gna Basçërç, Shropshër, thonë se dy vajzat binjake kishin lindur para kohe dhe jeta e tyre ishte në fije të perit në spital, dhe nëna surrogate kërkoi 3000 sterlina më shumë se 17 mijë sterlinat që i kishin dhënë ata.

Pas kësaj, nëna refuzoi ta shënonte si baba njërin prej burrave të çiftit homoseksual, i cili është babai biologjik, dhe nuk i lejoi t’i shihnin vajzat e sëmura.

Çifti e hodhi në gjyq, që u kushtoi 26 mijë sterlina të tjera, duke i detyruar të futen në borxh. Pasi u vërtetua nga ADN-ja që njëri prej burrave ishte babai, vajzat  tani janë duke jetuar me çiftin homoseksual.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel