“Belinda flinte në makinë, Olta sapo ka lindur dhe rrinte rrugëve”, Rama tregon peripecitë e ministreve pas tërmetit

13/12/2019 18:45

Në vizitat që zhvillon në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të fliste edhe për vështirësitë me të cilat janë përballur, kryesisht ministret, pas tragjedisë që shkaktoi lëkundja e tokës.

Në familjen Çupi, Rama ka treguar se Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës, ka fjetur vetëm dy orë në makinë gjatë ditëve të para pas tërmetit, duke qenë gjithë kohës në terren. Edhe Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes, ka qëndruar në terren ndonëse kishte pak ditë që kishte lindur.

“Shihni Ogertën (Manastirliu) si është bërë… Belindën (Balluku) e detyrova unë me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë dy orë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, (Olta Xhaçka) sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndejti. Nuk po flasim për heroizma, por po them që të gjithë kanë bërë maksimumin”, u shpreh Rama.

Top Channel