Në Suedi personat me çrregullime mendore, të alkoolizuar, të droguar kërkojnë kurim, nuk ngurrojnë…

16/11/2019 19:11

I ftuar në emision “Diaspora” shkrimtar, përkthyes dhe profesor I matematikës Sokol Demaku. Profesor Demaku ka rrëfyer emigrimin e tij në Suedi si azil kërkues në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.

U lind më 1954, në Drenicë, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë studioi  Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Në Universitetin Göteborg të Suedisë është  diplomuar lëndën e matematikës. Ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton revistën e përmuajshme “Dituria” që del në Suedi dhe një radio lokale me emrin “Radio Dituria”.

Është anëtar i Kryesisë së SHSHKASHS, njëherazi edhe anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Suedisë.Sokol Demaku ka prezantuar në Tiranë librin “Pesha e Dashurisë” një roman për spitalin më të madh të sëmurëve mendor në Europë por edhe në Suedi nga mesi i viteve 1900.

Çrregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Shumë njerëz me sëmundje mendore ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të paragjykimit  si të sëmurë mendorë. Profesor Demaku shprehet se libri “Pesha e Dashurisë” do të ndikojë në ndërgjegjësimin e njerëzve për trajtimet e sëmundjeve mendore.

Top Channel