Prokurorët francezë thanë se kishin nisur një hetim pasi kishin gjetur një sasi domethënëse kokaine dhe drogash të tjera në plazhet përgjatë brigjeve të atlantikut, që nga muaji i kaluar.

Kokaina, është veçanërisht e pastër dhe si pasojë e rrezikshme, sipas zyrës së prokurorit në qytetin perëndimor Rene, i cili i ka kërkuar njerëzve që mund të ndeshen me pako të tilla, të mos i prekin.

Pako të dyshimta janë gjetur në të gjitha brigjet, në një shtrirje prej rreth 500 km, tha zyra e prokurorit në një deklaratë për shtyp. Ajo sqaron në vijim se një numër i konsiderueshëm pakosh të tilla janë gjetur por pa detajuar sasinë.

Mediat lokale raportuan se dy persona kishin zbuluar dy pako në plazhin Arkashon, në jugperëndim të bordosë, me në total 3 kg kokainë të pastër. Ajo shkruante se mbi pakot ishte marka Diamant apo Brilant, që janë raportuar të gjetura edhe në Florida, gjatë uraganit Dorian në shtator.

Një burim i afërt me hetimin tha për AFP se dallgët kanë filluar të nxjerrin në breg pakot një muaj më parë, në plazhet që shtrihen nga Nanta në jug e deri në Biarritz.

Top Channel