Luhen sot ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Manchester United do të presë në Old Trafford Partizanin e Beogradit për të regjistruar një tjetër fitore që do ta afrojë akoma më shumë me fazën e 1/16 të finaleve të këtij kompeticioni.

Djajtë e Kuq kryesojnë në grupin L me 7 pikë, ndërkohë që Partizani i Beogradit është me 4 pikë.

Roma udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Borusia Monchengladbach. Skuadrës verdhekuqtë vazhdon t’i djegë ai 11 metërsh inekzistent në fundin e sfidës së luajtur në Olimpico dhe do të kërkojë që të marrë 3 pikët në sfidën me gjermanët edhe pse verdhekuqtë po përballen me problemin e dëmtimeve në skuadër.

Në Skoci Glasgow do të presë Porton, dy skuadra që janë në kuotë të barabartë pikësh, 4 dhe që janë në ndjekje të Young Boys që është në krye të Grupit G me 6 pikë. Në Portugali sfida mes tyre përfundoi 1-1, kështu që një fitore e mundshme e secilës prej tyre rrit shanset e tyre për të hedhur një tjetër hap drejt kalimit në fazën me eliminim direkt.

Ndërkaq, të mërkurën u zhvillua sfida mes Vitoria Guimaraes dhe Arsenalit e mbyllur me rezultatin 1-1, ndeshje që u transmetua edhe në platformën Digitalb, ashtu sikurse do të ndodhë edhe me ndeshjet e sotme të Europa League.

Top Channel