Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka thënë se sulmuesi Kylian Mbappe, është madhështor.

Mbappe dje hyri në lojë në minutën e 52-të dhe arriti të shënojë het-trik dhe të bëjë një asistim te Mauro Icardi.

Francezi në këtë mënyrë theu rekordin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, duke u bërë lojtari më i ri në histori të futbollit që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti brazilian ka thënë se ylli francez është në formë shumë të mirë.

“Është i mirë dhe lojtar i pabesueshëm. Në pjesën e parë e kishim shumë të vështirë, por në të dytën ishim shumë më të mirë. Kishim shansin, ia dolëm të shënojmë. Sidomos Kylian, është madhështor”, deklaroi ai.

PSG është lider në grupin A me 9 pikë, pesë më shumë se Reali në vendin e dytë, pasuar nga Club Brugge me dy pikë dhe Galatasaray me vetëm një pikë.

Top Channel