Dortmund humbet dy prej yjeve të saj, në prag të sfidës ndaj Interit

22/10/2019 13:50

Borusia e Dortmund do të përballet me ekipin e Interit këtë të mërkurë në Champions League. Sfida paraqitet mjaft delikate për të dyja skuadrat, për ecurinë e tyre në këtë kompeticion.

Trajneri i Dortmund, Lucien Favre duhet t’i bëjë llogaritë pa disa lojtarë në kontingjentin e tij.

Marcos Reus nuk udhëtojë me skuadrën për në Milano për shkak të një problemi fizik që e shqetëson. Pablo Alcaser dhe Schemlzer gjithashtu nuk janë të disponueshëm për këtë sfidë.

Ndërsa është rikthyer në ekip Sancho pas problemeve që ka pasur me drejtuesit.

Top Channel