Atletico Madrid-Valencia; në Wanda Metropolitano sfida mbyllet 1-1

19/10/2019 18:39

Sfida më interesante e kësaj jave në kampionatin spanjoll ishte ajo mes Atletico Madridit dhe Valencias në Wanda Metropolitano, një sfidë kjo që nuk pati asnjë fitues, pasi 90 minutat e saj u mbyllën 1-1 një rezultat që nuk është aspak i kënaqshëm për asnjë prej këtyre skuadrave.

Skuadra e Diego pablo Simeones ishte ajo që shënoi e para në këtë ndeshje me Diego Costan që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Por madrilenët nuk ditën të ruanin avantazhin pasi Valencia me një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit e kapitenit Dani Parejo barazoi rezultatin në 1-1. pas këtij barazimi Atletico shkon në 16 pikë dhe zbret në vendin e katërt ndërsa Valencia është në të 6 me 13 pikë,

Top Channel