Nga kanalet zyrtare të shitjes e drejt në tregun e zi. Biletat e përfaqësueses Kosova në ndeshjet e shtëpisë kanë patur gjithmonë probleme me shpërndarjen e drejtë, diçka e cila u vu re edhe në eliminatoren e fundit kur Dardanët fituan me Malin e Zi.

Mijëra qytetarë janë ankuar për aksesin e munguar në blerjen e një vendi në stadiumin Fadil Vokrri.

Prokuroria e Kosovës konfirmoi nisjen e hetimeve për këtë çështje, përmes zëdhënësit të saj Ekrem Lutfiu.

Hetimet e prokurorisë kosovare për shitjen e biletave të përfaqësueses kanë sjellë dhe një përplasje me Federatën e cila e quan nismën e fundit, si ndërhyrje në punët e brendshme. Sipas autoriteteve, duhet të kërkohet nga kompania, pasqyrimi i të gjithë aksesit përmes portalit zyrtar.

Mbetet për tu parë nëse do të vazhdohet e njëjta mënyrë me shitjen e biletave në të ardhmen, sidomos për ndeshjen që Kosova zhvillon ndaj Anglisë në shtëpi, sfida më e lakmuar për tifozët.

Top Channel