“U hodha sipër djalit për ta shpëtuar”, rrëfimi prekës i babait të 46-vjeçarit nga Fier që u dhunua nga efektivi: Isha në gjumë…
Është arrestuar nga policia e Paraguait Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodres Paulin Radovani i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.
Elton Radovani është arrestuar pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas mediave paraguajiane urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqiperise.
Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth ores 11:00 në një autostrade atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqiperisë.
Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera.
Top Channel