Pasi shkaktoi anulimin e 2 ndeshjeve në Botërorin e Rugby, tajfuni “Hagibis” që pritet të godasë Japoninë tremb edhe Botërorin e Formula 1.

Këtë fundjavë është në program zhvillimi i garës së radhës së këtij kampionati në pistën e Suzukës që është 300 km në lindje të Tokios.

‘FIA, Formula 1, drejtuesit e pistës së Suzukës dhe Federata Japoneze e Automobilizmit po monitorojnë tajfunin Hagibis dhe impaktin që ai mund të ketë në Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1-theksohet në një komunikatë të FIA në faqen zyrtare të internetit-po bëhen të gjitha përpjekjet për reduktuar në minimum rreziqet që kanosin programin e Formula 1.

Gjithsesi prioritet absolut mbetet siguria e tifozëve, garuesve dhe të gjithë ata që punojnë në pistën e Suzukës’.

Mbërritja e tajfunit në brigjet japoneze mund të shkaktojë shtyrjen e provave kualifikuese të së shtunës për t’u zhvilluar në mëngjesin e së dielës përpara garës.

Top Channel