Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ishte sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me homologun Gent Cakaj, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët.

Pasi konfirmoi qëndrimin e qartë të Autrisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Schallenberg tha se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të jenë një problem për Francën.

“Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë, ne duam të hapet dritat jeshile për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Situata e azilkërkuesve shqiptarë vazhdon, ne jemi në dijeni. Është një situatë që e prek më pak Autrinë sesa shtetet e tjera anëtare. Është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë”, u shpreh ministri austriak.

Ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj theksoi se “Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim”. Ai tha se Qeveria është “në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro”.

“Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar për të siguruar votat pro”, u shpreh Cakaj.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret më 18 tetor, në samitin e Këshillit Evropian.

  Zgjedhjet në Kosovë, flet Gent Cakaj: Elektorati tregoi pjekuri dhe përgjegjshmëri

Top Channel