Messi tenton të shpëtojë Dembelen nga kartoni i kuq, justifikimi është epik

08/10/2019 16:28

Barcelona mposhti Sevillan me rezultatin 4-0 në ndeshjen e fundit në La Liga dhe është ngjitur në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se Real Madrid.

Edhe pse po fitonte me rezultatin 4-0, në minutën e 88 ndodhi një episod shumë interesant ku dy lojtarë u larguan me të kuqe.

Fillimisht ishte Araujo ai që u ndëshkua për ndërhyrjen, më pas Dembele i cili si duket ka ofenduar arbitrin.

Ajo që bie në sy është tentativa e Messit për ta shpëtuar nga i kuqi Dembelen, ku i thotë arbitrit që francezi nuk flet mirë spanjisht.

Por, kjo nuk ka ndryshuar asgjë.

Të njëjtën gjë tha edhe Valverde në deklaratë për shtyp.

Top Channel