Këto ndeshje luhen këtë mesjavë në Superligën e Kosovës në basketboll

08/10/2019 12:21

Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça-Rahoveci zhvillohet më vonë, për shkak se, Vreshtarët do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.

Ndeshja e parë është ndërmjet Feronikelit dhe Pejës, ndeshje që do të zhvillohet në ‘Karagaçi’. Feronikeli këtë edicion ka hyrë në Superligë dhe në dy ndeshje, ka dy humbje, kurse Peja e rikthyer në elitë ka një fitore dhe një humbje.

Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion. Superliga – Java 4 E mërkurë16:00 Feronikeli – Peja (Pejë) 19:00 Lipjani – Ponte Prizreni E enjte 19:00 Bashkimi – Golden Eagle Yll iTrepça – Rahoveci .

Top Channel