Sinoptikani Sakis Arnautoglou: Katër ditë me rreshje në Shqipëri

23/09/2019 02:02

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron se në katër-pesë ditët e ardhshme kërkohet një kujdes i madh në Shqipëri kryesisht në zonat qëndrore, perëndimore dhe veriperëndimore të saj pasi të dhënat sinoptike të fundit tregojnë se moti do të jetë tepër i paqëndrueshëm me stuhi, shtrëngata dhe rreshje tepër të fuqishme.

“Nuk mjaftojnë tërmetet , por tani parashikimet këmbëngulin për reshje të dendura shiu në katër ditët e ardhshme në Shqipërinë fqinje, të afta të shkaktuar përmbytje në zonat kryesisht të Shqiperisë qëndrore por dhe në veri të vendit.

Le të shpresojme që parashikimet e motit  të mos jenë të sakta dhe ju uroj personave të cilët pësuan dëme nga tërmeti të kenë forcë dhe kurajo”- shkruan në llogarinë e tij në facebook sinoptikani grek.

Ja postimi i sinoptikanit grek:

https://m.facebook.com/SakisArnaoutoglouForecasts/photos/a.1436771799895567/2362607613978643/?type=3&theater

Arnautoglou i pyetur nga TCH se kur mund të ketë një pamje më të qartë për sasinë e rreshjeve ka sqaruar se deri në mesditen e së hënës mund të ketë të dhëba më të sakta për fuqinë e stuhive dhe sasinë e rreshjeve që sipas hartës që ai publikon duket se do të jenë të mëdha.

Sakis Arnaoutoglou i njohur tashmë për publikun shqiptar pasi nëpërmjet Top Channel ka parashikuar disa herë fenomene të tejskajshme në Shqipëri, ka mijëra ndjekës shqiptarë në llogaritë e tij në mediat sociale për shkak të përpikmërisë së modeleve të prognozave që ai përdor.

Aleksander Marku

Top Channel