Top Story/ Paradoksi, gjatë kohës së Ditmir Bushatit ishin 1900 pasaporta diplomatike, kurse në Britani vetëm 950

17/09/2019 21:54

Një tregues mjaft i qartë se si politika ka nëpërkëmbur shërbimin diplomatik ka të bëjë edhe me shpërndarjen e pasaportave diplomatike.

Historia e vitit 97, me diplomatët shqiptarë që shkuan me panatallona të shkurtra në aeroportet e Londrës duket e vjetër. Por ajo është edhe aktuale. Ndoshta sot ata që mbajnë pasaportë diplomatike janë më të rafinuar dhe nuk bëjnë gafa të tilla. Gjithsesi mënyra se si e mbajnë pasaportën diplomatike është një skanadal më vete. Burime brenda Ministrisë së Jashtme konfirmuan për Top Story-n se Shqipëria, deri në vitin 2019,  ka shpërndarë rreth 1900 pasaporta diplomatike. Ky është një numër dy herë më i lartë së Britania e Madhe që është supërfuqi botërore.

Ndërkohë numri i diplomatëve shqiptarë në shërbimin e jashtëm nuk është më shumë se 400 vetë.

“Në vite është keqpërdorur praktika e lëshimit apo e mbajtjes së pasaportave diplomatike apo dhe të shërbimit. Nuk e kam kuptuar sepse për mua ska pasur ndonjë avantazh mbajtja e pasaportës diplomatike. Ky është një mentalitet provincial i Ballkanit”, tha Ralf Gjoni, deputet.

=>Të gjitha lajmet nga Top Story

 

Top Story/ Paradoksi, gjatë kohës së Ditmir Bushatit ishin 1900 pasaporta diplomatike, kurse në Britani vetëm 950

Top Story/ Paradoksi, gjatë kohës së Ditmir Bushatit ishin 1900 pasaporta diplomatike, kurse në Britani vetëm 950Emisioni i plotë në youtube: "Skandalet e Diplomacisë"https://youtu.be/9GbHykPPGXENjë tregues mjaft i qartë se si politika ka nëpërkëmbur shërbimin diplomatik ka të bëjë edhe me shpërndarjen e pasaportave diplomatikee. Historia e vitit 97, me diplomatët shqiptarë që shkuan me panatallona të shkurtra në aeroportet e Londrës duket e vjetër. Por ajo është edhe aktuale. Ndoshta sot ata që mbajnë pasaportë diplomatike janë më të rafinuar dhe nuk bëjnë gafa të tilla. Gjithsesi mënyra se si e mbajnë pasaportën diplomatike është një skanadal më vete. Burime brenda Ministrisë së Jashtme konfirmuan për Top Story-n se Shqipëria, deri në vitin 2019, ka shpërndarë rreth 1900 pasaporta diplomatike. Ky është një numër dy herë më i lartë së Britania e Madhe që është supërfuqi botërore. Ndërkohë numri i diplomatëve shqiptarë në shërbimin e jashtëm nuk është më shumë se 400 vetë. Në vite është keqpërdorur praktika e lëshimit apo e mbajtjes së pasaportave diplomatike apo dhe të shërbimit. Nuk e kam kuptuar sepse për mua ska pasur ndonjë avantazh mbajtja e pasaportës diplomatike. Ky është një mentalitet provincial i Ballkanit”, tha Ralf Gjoni, deputet.

Posted by Top Story në Top Channel on Tuesday, September 17, 2019

 

Top Channel