“Sea Bubbles”, ose “Flluskat e detit” po testohen sërish në lumin e Senës në Paris, para hedhjes së mundshme të tyre në përdorim komercial.

Ato kanë marrë së fundmi licencën zyrtare për transport privat dhe prodhuesi ka nënshkruar një marrëveshje për ti lejuar ato të transportojnë turistët në Paris. Dhe planifikohet, që shfrytëzimi komercial i këtyre taksive lundruese, të nisë nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Testimi do të zgjasë deri më 20 shtator dhe mjeti elektrik do të mund të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 30 km në orë mbi Senë, në orare të kufizuara.

“Ne gjithnjë lodhemi shumë në trafik. Thuhet se në Paris, por edhe në shumë qytete të tjera të Evropës, ka një autostradë në mes, por ajo nuk përdoret. Në këtë rast, flas për Senën. Dhe me këto taksi lundruese, mund të shkosh kudo”, shprehet Anders Bringdal.

“Sea Bubbles”, janë barka të vogla të bardha të krijuara sipas konceptit të hidrofoilit. Ato janë tërësisht të gjelbra, pa zhurmë dhe pa emetime.

Top Channel