Osho thotë se intuita është e panjohshmja. Mistiku nënkupton atë që nuk njihet kurrë, e panjohshmja pra.

Intuita në disa kuptime është njësoj si instinkti, në një farë kuptimi ndryshon absolutisht nga instinkti; në një tjetër mënyrë ndryshon absolutisht nga intelekti.

Juve do të duhet ta kuptoni këtë pasi tek ju kjo është shumë e hollë. Kjo lloj shqise gjithmonë i është atribuuar femrës, duke thënë se kanë një intuitë më të zhvilluar se meshkujt. Kjo ka ardhur si rrjedhojë se atë që kanë shprehur shpesh femrat, kanë rezultuar të vërteta. E fjala intuitë zëvendësohet shpesh me fjalën parandjenjë, dhunti, parashikim, etj. Intuita rezulton të jetë e suksesshme dhe ndaj njerëzit duan ta kenë si shqisë të tillë, për të qenë dhe ata më rezultativ në punët e tyre.

Jo vetëm kaq, por individët që kanë intuitë citohen gjithnjë si të mençur, të zgjuar, persona të cilëve u duhet marrë mendimi. Çdo kush na nga ne nëse do përpiqej pak, të përqendrohej më shumë tek vetja, tek ato gjëra që gjithmonë burojnë nga zemra. Tek mendimi i parë i shpejtë i tyre, e jo ta shoqërojnë atë me disa parime e kufizimi se çfarë duhet e çfarë nuk duhet, pasi nuk do quhet më nivel intuitiv por arsyetim logjik i njeriut për të shpënë drejt se të vërtetës.

Pasi intelekti i njeriut jeton me paragjykime, e kufizime të vazhdueshme ndaj nuk mund të flasim për intuitë por për mendimin e dikujt i cili është në përputhje me realitetin që jetojmë.

Skeda e Librit:

Titulli i Librit: Intuita përtej logjikës

Shtëpia Botuese: Fan. S. Noli (2019)

Nr. faqeve: 352

Përkthyesi: Myfit Mushi

2-Vetëvrasja e Europës

Dougllas Murray

Është rrëfimi më i shitur në botë, rreth një kontinenti dhe një kulture të kapur në aktin e vetëvrasjes.I përditësuar me materiale të reja, merr parasyshë zhvillimet, që nga botimi i tij i parë. Përfshihen ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale. Po ashtu, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në të gjithë Europën.

Douglas udhëton në Europë, për të shqyrtuar, se si emigracioni masiv, vetëshkatërrimi i kultivuar kontribuuan, për të futur një kontinent në kurthin e vetëvrasjes. Nga brigjet e Lampeduzës në kampet e emigrantëve në Greqi. Nga Këlni në Londër, ai duket kritik.

Kjo, ndaj faktorëve, që u bënë bashkë për t’i bërë europianët të paaftë të argumentojnë për veten e tyre. Dhe të paaftë t’i rezistojnë ndryshimit të tyre si shoqëri. Libri i jashtëzakonshëm dhe tronditës i Murray (Times) trajton dështimet zhgënjyese të multikulturalizmit.

Ndryshimin e kursit të Angela Merkel-it mbi emigracionin. Mungesën e riatdhesimit dhe obsesionin perëndimor mbi fajin. Ky, duke zbuluar kështu shqetësimin mu në zemër të kulturës europiane. Përfundimi i tij është i zymtë.

Por parashikimet nuk janë të parevokueshme. Siç thotë Murray, ky mund të jetë shansi ynë i fundit. Kjo, për ta ndryshuar rezultatin, përpara se të jetë tepër vonë. Sidoqoftë, shqiptarërt, këndej e matanë kufirit, nuk duan ta vrasin ëndërrën e tyre. Historikisht e gjeografikisht në tokën europiane, dëshirojnë t’i bashkohën Europës së Bashkuar, përkundër problemeve, që ajo po mbart.

Skeda e Librit:

Shtëpia Botuese: Botart (2018)

Autori i librit: Dougllas Murray

Nr. faqeve: 364

Gjuha: Shqip

Grupmosha e leximit: mbi 18 vjeç

Përkthyesi: Ivana Tomço

3-Një kandidat për hero

Gëzim Loka

“Një kandidat për hero”, është një vëllim me fejtone e pamflete i cili vjen pas katër botimeve të mëparshme të autorit: “Lura, perla e Europës”, publicistikë letrare-historike. “Ujvarë shpirti” poezi, “Pafajësia e Pranverës”, tregime dhe “Viti zero”, ese që plotësojnë njeri-tjetrin dhe na e japin më të plotë figurën krijuese të Gëzim Lokës. Humori në këto vëllime kalon në satirë, satira në sarkazëm therëse për dukuritë dhe cilësitë regresive të kohës dhe të banorëve të saj.

Në shënjestër të humorit autori ka vënë politikanin batakçi që punon e mendon vetëm për llogaritë bankare dhe xhepat e tij, gjykatësin dhe prokuronin që vendimet për drejtësi i japin zarfet e mbushura plot, mjekun që të rjep xhepat dhe lëkurën, tregtarin dhe fajdexhiun që s’kanë të ngopur me gjakun e hallexhiut.

Ja pra, këta personazhe mbushin këtë vëllim të Gëzim Lokës, vëllim që kam bindjen se do të mirëpritet nga lexuesi dhe do të shënojë një lartësi të re për Gëzim Lokën – Lura si krijues e lëvrues i gjinive të vështira të humorit e të satirës.

Pak fjalë për autorin:

Gëzim Loka ka lindur në Lurë, Dibër dhe banon në Tiranë. Ka mbaruar shkollën pedagogjike “Nazmi Rushiti”, në Peshkopi , në vitin 1976. Ka mbaruar shkollën ushtarake të oficerëve në vitin 1980, dhe po në këtë vit ka përfunduar kursin pasuniversitar të përgatitjes fizike. Akademinë e Mbrojtjes e ka mbaruar në vitin 1989. Ka punuar oficer në qytete të ndryshme të Shqipërisë të tilla si Pogradec, Mat, Gjirokastër, Vlorë, Përrenjas, Tiranë etj.

Skeda e librit:

Titulli i librit: Një kandidat për hero

Autori i Librit: Gëzim Loka

Shtëpia Botuese: Enja (2019)

Nr. faqeve: 146

Top Channel