Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë në katin e tretë të një pallati në Fushë-Krujë.

Flakët, të cilët përfshinë katin e fundit të banimit, saktësisht tek ish-kooperativa “Partizani” u shuan pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse, që nga ana tjetër bënë të mundur edhe evakuimin  e banorëve.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale dhe djegie e katit të tretë.

Aktualisht po vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.

Top Channel