Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

“Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve”, ka theksuar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Tronditje! Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve. Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor. Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen.

Top Channel